Klubi më i trofeshëm në vend, FC Prishtina dhe futbollisti Ramiz Bytyqi kanë arritur marrëveshje dhe nënshkruan kontratë për tre vjetët e ardhshëm.
Bytyqi vjen nga skuadra e Ballkanit, ekip me të cilin është zhvilluar si lojtar, teksa për 13 vjet që nga grup-moshat e reja ka qenë pjesë e ekipit “portokalli”.
Mbrojtësi i djathtë është njohje e vjetër e trajnerit të ri të Prishtinës, Ismet Munishi, i cili e afirmoi Bytyqin në futbollin kosovar te skuadra e parë e Ballkanit.
23-vjeçari me Ballkanin edicionin e kaluar e fitoi titullin kampion.
Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U-19 dhe U-21.
Ramizi pas prezantimit te Prishtina e ka dhënë një̈ prononcim për faqen zyrtare të klubit bardhekaltër.
🎤𝐏𝐬𝐞 𝐭𝐞 𝐏𝐫𝐢𝐬𝐡𝐭𝐢𝐧𝐚? – Të gjithë e dinë se Prishtina është klub i madh dhe pas bisedës me trajnerin Ismet Munishi vendosa t’i bashkohem ekipit. Jam shumë i lumtur me këtë fakt.
🎤𝐒𝐲𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 – Synimet personale janë̈ që të kem paraqitje sa më të mira me ekipin dhe t’i arrijmë̈ objektivat që i ka klubi.