Skuadra e Prishtinës ka pësuar edhe një humbje.
Është Drenica, e cila e ka mposhtur ekipin e Ismet Munishit me rezultat 0:1.
Golin e vetëm në takim për drenicasit e ka shënuar Ermal Valqi, në minutën e dytë të takimit.
Pas kësaj fitore Drenica renditet në vendin e gjashtë me 20 pikë, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e katërt me vetëm 23 pikë.
Ndërkohë në sfidën tjetër Dukagjini ka mposhtur Trepçën 89, me rezultat 1:0.
Golin e vetëm në takim e ka shënuar Iljasa Zulfiu në minutën e 59.
Dukagjini në ‘Albi Mall Superligë’ ndodhet në vendin e pestë me 21 pikë, ndërsa Trepça pozicionohet në vendin e parafundit me 18 pikë./Albanian News