Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në Kosovë pas reshjeve të shumta të shiut.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me Forcat e Sigurisë së Kosovës do të jenë të gatshme të intervenojnë sipas nevojave
Hoti ka thënë se ka njoftuar kryetarët e komunave dhe dy ministrat, Agim Veliun dhe Anton Qunin për situatën.
“Sipas Institutit Hidrometeorologjik, mund të priten vërshime nga të reshurat e shumta. Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave së bashku me FSK-në do të jenë në gatishmëri për të intervenuar sipas nevojave që paraqiten nga komunat. Sapo i njoftuam Kryetarët e Komunave se dy ministrat, Veliu dhe Quni, janë angazhuar tanimë”, ka shkruar Hoti.
Reshjet e shiut në Kosovë vijnë pas disa ditëve me temperatura shumë ta larta.
I