spot_img

Pritje e përzemërt nga Infantino për presidentin Ademi dhe ministrin Çeku FOTO

spot_img

Pritje e përzemërt nga Infantino për presidentin Ademi dhe ministrin Çeku
19 janar, 2023 – Presidenti Agim Ademi dhe ministri i Sportit, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorë, janë pritur sot në Shtëpinë e Futbollit në Cyrih, nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe drejtori i FIFA-s për federatat anëtare të Evropës, Elkhan Mammadov.

Në një atmosferë tejet të ngrohtë dhe miqësore, i pari i FIFA-s fillimisht e ka falënderuar edhe një herë presidentin Ademi dhe institucionet e Kosovës për pritjen e përzemërt në fillim të vjeshtës së kaluar. Ai shprehu mirënjohjen e tij për progresin që ka bërë futbolli i Kosovës pas anëtarësimit në UEFA e FIFA, teksa u shpreh i bindur se rrugëtimi i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ashtu sikurse në takimin e djeshëm me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin, edhe në takimin me të parin e futbollit botëror, u shpalos plani 5-vjeçar i investimeve të ekzekutivit kosovar në infrastrukturën e futbollit në Kosovë. Ky plan investiv, i cili bëhet në bashkëpunim me MKRS-në, FFK-në dhe Komunat, parasheh përmbylljen e projekteve aktuale të renovimit të stadiumeve, si dhe ndërtimin e stadiumeve të reja me standardet e UEFA-s e FIFA-s.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e përkrahjes financiare nga FIFA si dhe periudha kohore e përmbylljes së punimeve në stadiumet që janë prioritet nga plani i ministrisë.

Presidenti Infantino u shpreh i lumtur me shpalosjen e këtij plani dhe lavdëroi seriozitetin e këtij projekti, teksa theksoi se ndjehet i lumtur që Qeveria dhe Komunat janë afër FFK-së, pasi sipas tij kjo ndihmon që projeket e tilla madhore të realizohen më lehtë. Infantino lavdëroi shtetin e Kosovës që e ka vendosur si prioritet përmirësimin e infrastrukturës së futbollit në vend, teksa tha se Kosova ka talente të shumta në futboll, prandaj edhe e meritojnë që t’u krijohen kushtet sa më të mira për ta zhvilluar talentin e tyre.

Ai, gjithashtu u shpreh i sigurt se Kosova në ndeshjet e ardhshme do të ketë sukses. Gjatë këtij takimi u dakordua që përmes FFK-së të vazhdojnë kontaktet tripalëshe në realizimin e projekteve, derisa Infantino edhe një herë përgëzoi krerët e FFK-së për punën e bërë dhe ua bëri prap me dije që dera e FIFA-s është gjithmonë e hapur për ta, pasi ata janë pjesë e familjes së madhe të futbollit botëror dhe se siç theksoi Kosova për të është një vend i veçantë.

Zurich, Switzerland – JANUARY 19: FIFA President Gianni Infantino (R) presents Kosovo Football Federation President Agim Ademi (L) with a gift during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)
Zurich, Switzerland – JANUARY 19: FIFA President Gianni Infantino (R) is presented with a gift by Kosovo Minister of Culture, Youth and Sport Hajrulla Çeku (L) during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)
Zurich, Switzerland – JANUARY 19: FIFA President Gianni Infantino (R) with (L-R) Kosovo Minister of Culture, Youth and Sport Hajrulla Çeku, Kosovo Football Federation Secretary General Taulant Hodaj, and Kosovo Football Federation President Agim Ademi during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)
Zurich, Switzerland – JANUARY 19: FIFA President Gianni Infantino shakes hands with Kosovo Minister of Culture, Youth and Sport Hajrulla Çeku during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)
Zurich, Switzerland – JANUARY 19: FIFA President Gianni Infantino shakes hands with Kosovo Football Federation President Agim Ademi (L) alongside Kosovo Minister of Culture, Youth and Sport Hajrulla Çeku (C) during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

Zurich, Switzerland – JANUARY 19: (L-R) FIFA Director Member Associations Europe Elkhan Mammadov, Kosovo Football Federation Secretary General Taulant Hodaj, Kosovo Football Federation President Agim Ademi, FIFA President Gianni Infantino, Kosovo Minister of Culture, Youth and Sport Hajrulla Çeku during a meeting at HoF, Home of Football, on January 19, 2023 in Zurich, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham/FIFA)

NGJARJE TË TJERA

spot_img