spot_img

Prokuroria jep detaje për rastin tragjik në Gllogjan, dyshohet se 20-vjeçarja bëri vetëvrasje

spot_img

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gllogjan të Deçanit.

Mëngjesin e sotëm një 20-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Gllogjan të Deçanit.

Burime të medias, kanë bërë të ditur se dyshohet se 20-vjeçarja ka bërë vetëvrasje.

Në anën tjetër, nga Prokuroria Themelore e Pejës, kanë bërë të ditur se janë duke u bërë hetimet rreth vdekjes së viktimës dhe se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“E gjitha çfarë mund të ju them deri më tani është se prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Policinë e Kosovës lidhur me hetimin e vdekjes të së ndjerës”, deklaroi për lajmi.net, shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Theksojmë se mëngjesin e sotëm një ngjarje tragjike ka ndodhur edhe në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku dyshohet se një 58-vjeçar e ka vrarë një vajzë 17-vjeçare dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

NGJARJE TË TJERA

spot_img