spot_img

Prokuroria me detaje të reja për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

spot_img

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet A.I., i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi më 6 nëntor në fshatin Golluboc të Komunës së Malishevës.

Në kërkesën e paraqitur në Gjykatën Themelore të Gjakovës, Prokuroria thekson se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.I., në rrethana familjare, ka privuar ngaeta dy vëllezërit D.M. dhe N.M., të cilët janë vëllezërit e bashkëshortes së tij.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, kur i pandehuri kishte shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes së tij për t’i marrë atë dhe fëmijët, të cilët ndodheshin atje për shkak të ceremonisë së varrimit të babait. Gjatë momentit të largimit, pas një fjalosjeje, i dyshuari ka shtënë disa herë me pistoletë të llojit TT, fillimisht ndaj D.M. dhe më pas ndaj N.M., duke i lënë të dy të vdekur në vend.

Pas krimit, i pandehuri ka hedhur armën dhe është larguar nga vendngjarja, ndërsa viktimat janë dërguar në QKMF-në e Kijevës pa shenja jete.

Prokuroria njofton se A.I. është arrestuar të nesërmen dhe se ndaj tij është ngritur dyshim i bazuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e rëndë” sipas nenit 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 i të njëjtit Kod.

Aktualisht, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa gjykata pritet të vendosë për kërkesën e paraburgimit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img