Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka njoftuar se e njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim.
“Prokuroria Speciale informon se sot, ministrja Artane Rizvanolli, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.