spot_img

Protestë në Prishtinë për lirimin e ish-policit Arbnor Spahiu i cili ndodhet në paraburgim në Serbi

spot_img

Familja e ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu i cili tash e disa muaj po mbahet në paraburgim në Serbi, ka paralajmëruar organizimin e një proteste paqësore të martën, më 30 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Në njoftimin e dërguar për media, familja Spahiu ka theksuar se qëllimi i protestës është të ngritët zëri kundër padrejtësisë, si dhe të kërkohet reagim më i fuqishëm nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare për lirimin e Arbnorit.

“Kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj,” thuhet në thirrjen publike të familjes.

Lajmi për protestën vjen pak ditë pasi Gjykata në Serbi ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin edhe për tre muaj të tjerë Arbnor Spahiut, i cili ishte arrestuar 7 qershor 2025 në territorin serb.

NGJARJE TË TJERA

spot_img