spot_img

Pse gratë janë lidere më të mira në kohë krize

spot_img

Ndërkohë që shumë faktorë po formësojnë rezultatet gjatë pandemisë COVID-19, lidershipi është padyshim një nga më të rëndësishmit. Nuk duhet të jetë habi që janë liderët që u është dashur të tregojnë veten ata që janë më efikasit. Kjo shumë shpesh do të thotë se këto lidere janë gra.
Autor: Raj Persaud

Ndërkohë që shumë vende vazhdojnë të përballen me përshkallëzimin e shpërthimit të rasteve me COVID-19, dy vende kanë deklaruar se ky problem atje ka marrë fund. Këto vende janë Zelanda e Re dhe Islanda. Nuk është rastësi që qeveritë e të dy vendeve drejtohen nga gra.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, dhe homologia e saj islandeze, Katrín Jakobsdóttir, kanë marrë vlerësime të konsiderueshme – dhe të merituara – për mënyrën se si ato kanë qeverisur gjatë krizës së COVID-19. Por ato nuk janë të vetmet. Nga dhjetë vendet me performancën më të mirë (përsa i përket testimit dhe vdekshmërisë), katër – Estonia, Islanda, Zelanda e Re dhe Tajvani – drejtohen nga gra. Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen janë përgëzuar gjithashtu për lidershipin e tyre gjatë pandemisë.

Gratë përbëjnë më pak se 7% të liderëve në botë, kështu që fakti që kaq shumë kanë dalluar gjatë krizës COVID-19 është diçka e rëndësishme. Por kjo nuk është e gjitha. Disa nga vendet me performancën më të keqe udhëhiqen nga burrat. Presidentit brazilian Jair Bolsonaro një shembull i keq i kësaj. Ai e ka quajtur virusin “thjesht një të ftohtë”, duke u mburrur se “nuk do të ndiente asgjë”, nëse do të infektohej.

Në Mbretërinë e Bashkuar – e cila ka regjistruar numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në Europë – kryeministri Boris Johnson gjithashtu ka një histori komentesh seksiste. Ashtu si Bolsonaro, instinkti i parë i Johnson ishte të minimizonte kërcënimin që paraqet COVID-19, edhe pse ndryshoi qëndrim pasi u infektua vetë dhe përfundoi në terapi intensive.

E njëjta histori është edhe me presidentin amerikan Një lider që erdhi në pushtet duke u mburrur për aftësinë e burrave të fuqishëm për të sulmuar gratë seksualisht – gjë të cilën a dhe përkrahësit e tij e hodhën poshtë si “biseda që burrat i bëjnë nëpër banja” – Trump shpesh e ka veshur mizogjininë e tij si një simbol nderi. Ai, gjithashtu, ka minimizuar vazhdimisht krizën e COVID-19, duke u përqendruar “te fajësimi i Kinës” që lejoi virusin të përhapej përtej kufijve të saj.

Ashtu siç mbështetja te stereotipet mashkullore duket se ka lidhje me përgjigjet e dobëta ndaj pandemisë, shumë vëzhgues duket se besojnë se suksesi i lidereve gra mund të jetë i rrënjosur në cilësitë e tyre tradicionale “femërore”, siç janë empatia, dhembshuria dhe gatishmëria për të bashkëpunuar. Forbes e quajti fjalimin e kryeministres norvegjeze Erna Solberg drejtuar fëmijëve të vendit të saj si një shembull “risish të thjeshta, njerëzore” që janë të mundshme nën udhëheqjen e grave.

Ky perceptim është i vjetruar dhe thjesht i gabuar. Trump dhe lloji i tij mund të sillen si të fortë, por lidershipi i tyre është thjesht një maskaradë mburrjeje, pavendosmërie dhe vetëvlerësimi. Ndryshe nga kjo, lideret që kanë performuar mirë kanë qenë të vendosura, kanë vlerësuar provat, kanë ndjekur këshillat e ekspertëve dhe kanë vepruar me vendosmëri.

Pas mantrës “vepro ashpër dhe vepro herët”, Ardern vendosi një izolim të rreptë katër ditë para vdekjes së parë të COVID-19 në Zeandën e Re. Presidentja e Tajvanit Tsai Ing-wen prezantoi më shumë se njëqind masa të shëndetit publik në janar – kur Organizata Botërore e Shëndetësisë kishte akoma dyshime mbi mundësinë e transmetimit të virusit nga njeriu te njeriut.

Nëse tiparet tradicionalisht “femërore” nuk i shpjegojnë performancën e mirë të lidereve femra në kohë krize, atëherë çfarë e shpjegon këtë? Përgjigja mund të ketë lidhje me rrugën që gratë ndjekin për të ardhur në pushtet, e cila është në përgjithësi më kërkuese sesa ajo me të cilën përballen burrat. Në veçanti, ajo mund të ketë lidhje me fenomenin “shkëmbi prej qelqi” sipas të cilit gratë kanë më shumë gjasa se burrat të emërohen në poste drejtuese që janë “të rrezikshme dhe të pasigurta”.

Hulumtimi për shkëmbim prej qelqi nisi me gjetjen se, para se të emëronin burra në bordet e tyre, kompanitë në Financial Times Stock Exchange 100 Index zakonisht përjetonin çmime të qëndrueshme të aksioneve. Megjithatë, para emërimit të një gruaje, të njëjtat kompani shpesh përjetonin pesë muaj performancë të dobët përsa i takon çmimeve të aksioneve. Një studim tjetër zbuloi se kompanitë e listuara në bursën e Mbretërisë së Bashkuar kishin tendencë të rritnin diversitetin gjinor në bordet e tyre pasi kishin pësuar humbje të mëdha.

Një tendencë e ngjashme mund të shihet në politikë. Margaret Thatcher u bë lidere e një Partie Konservatore në krizë dhe kryeministre pas një “dimri pakënaqësie”. Analizat arkiv të zgjedhjeve të përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2005 zbuluan se kandidatet femra të Partisë Konservatore prireshin të garonin për vende që do të ishin dukshëm më të vështira për t’u fituar (gjykuar sipas performancës së rivalit të tyre në zgjedhjet e kaluara).

Ardern gjithashtu erdhi në pushtet duke u bërë lidere e Partisë së Punës të Zelandës së Re në 2017 pasi rezultatet e dobëta në zgjedhje e detyruan paraardhësin e saj të jepte dorëheqjen. Vetëm dy muaj më vonë, ajo u bë kryeministrja më e re e vendit në 150 vjet.

Sipas studiuesve, shkëmbi prej qelqi mund të shfaqet sepse organizatat janë më të gatshëm të sfidojnë status quo-në kur ajo nuk po funksionon. Dallimi i dukshëm i pasjes së një gruaje në krye mund të sigurojë gjithashtu palët e interesuara që ndryshimi po ndodh. Sa për gratë, ato mund të kenë më shumë gjasa të pranojnë poste drejtuese në kohë krize, sepse ato kanë më pak mundësi për të mbërritur në krye. Ato nuk mundet thjesht të presin që të lirohet një post i lehtë.

Pavarësisht arsyes përse ndodh kjo, fakti është se në momentin që një grua arrin kreun e pushtetit në nivel korporativ apo politik, ka të ngjarë të ketë kapërcyer pengesa shumë të mëdha. Me burrat, kjo është e mundur, por aspak e garantuar. Johnson-it (i cili u pushua nga shumë punë për gënjeshtra) dhe Trump-it (me historinë e tij të dokumentuar në mënyrë të përpiktë për dështime në biznes, përfshirë edhe disa falimentime) duket se nuk u mbarojnë kurrë mundësitë e dyta.. Shtigjet e këtyre drejtuesve në pushtet karakterizohen më shumë nga jastëkë prej pelushi sesa nga shkëmbinj prej qelqi – dhe kjo duket.

Ndërkohë që shumë faktorë po formësojnë rezultatet gjatë pandemisë COVID-19, lidershipi është padyshim një nga më të rëndësishmit. Nuk duhet të jetë habi që janë liderët që u është dashur të tregojnë veten ata që janë më efikasët. Kjo shumë shpesh do të thotë se këto lidere janë gra.

/Project Syndicate

NGJARJE TË TJERA

spot_img