Para dy ditësh një ngjarje tejet e rëndë tronditi Elbasanin, teksa si shkak e shit-blerjes së votës. Më konkretisht konflikti nisi pasi pjesëtarët e grupit që Partia Demokratike i quan “struktura e mbrojtjes së votës”, ndaloi dhe tentoi të kontrollonte me forcë në makinë ku dyshonin se ishte një mbështetës i PS-së. Kujtojmë që Arbër Papleka në mbrojtje të vetes qëlloi me armë zjarri.
Nga ngjarja mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë, përkatësisht Emiljano Prenga, 39 vjeç, Pavlo Vuksani, 50 vjeç, Eltjon Bodinaku, 32 vjeç, Xhensila Sota, 27 vjeçe (punonjëse e policisë).