Publikohet video: Ndiqet me kallashnikov pronari i “Zone Club”, Dekorim Sahiti
Njëri nga pronarët e klubit të natës ‘Zone Club’, Dekorim Sahiti, është kërcënuar nga një person.
Janë publikuar momentet kur Sahiti po ndiqej me kallashnikov nga një person deri në parkingun e ‘Hib Petrol’ në Çagllavicë.
Rasti është hapur në polici dhe i dyshuari, B.G., mësohet se është nga një fshat i komunës së Prishtinës. Ai kishte nxjerrë armën automatike dhe e kishte kërcënuar Sahitin, raporton demokracia.
Njësitë policore e kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndaj të cilit është iniciuar rasti për dy vepra penale ‘Kanosje’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.