spot_img

Putin: Mercenarë nga Kosova po luftojnë në Ukrainë

spot_img

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një bisedë me kancelarin gjerman Olaf Scholz, ka thënë se në Ukrainë po shkon duke u shtuar numri “i mercenarëve nga Kosova”.

Në një komunikatë të lëshuar për media nga Kremlini të premten, Putini ka thënë se Rusia po regjistron numër në rritje “të mercenarëve nga vendet e treta, në veçanti nga Shqipëria dhe Kroacia, militantë nga Kosova e madje xhihadistë me përvojë lufte nga Siria”.

Kjo s’është hera e parë që Rusia pretendon që mercenarë nga Kosova e Shqipëria po luftojnë në Ukrainë. Megjithatë, pretendimet ishin demantuar nga institucionet në vend. Ministria e Mbrojtjes pati bërë thirrje që qytetarët të mos bien viktimë e dezinformatave ruse.

Gjatë ditës, nga Qeveria gjermane njoftuan se Scholz në bisedën telefonike ka kërkuar nga Putini që të ndalë menjëherë të gjitha veprimet ushtarake në Ukrainë.

NGJARJE TË TJERA

spot_img