spot_img

Putin zbulon arsenalin e raketave hipersonike: Përgjigje ndaj Perëndimit!

spot_img

Rusia ka zhvilluar armë hipersonike me një shpejtësi maksimale prej 9 Mach, bëri me dije ditën e sotme Presidenti Vladimir Putin në “Russia Calling!” Forumi i Investimeve VTB. Gjatë fjalës dhe diskutimeve me ekspertët e mbledhur, Putin e quajti zhvillimin e raketave me shpejtësi të lartë si një përgjigje “të nevojshme” ndaj “veprimeve perëndimore”. “Ne kemi kryer tashmë me sukses testet dhe nga fillimi i vitit do të kemi në shërbim një raketë hipersonike me bazë deti të 9 Mach”-tha Putin.

Gjenerata e re e raketave?

Raketat hipersonike shpesh përkufizohen si raketa të lëshuara në atmosferën e sipërme të Tokës me shpejtësi 5 Mach dhe më lart (pesë herë sa shpejtësia e zërit ose 6,174 kilometra (3,836 milje) në orë), përpara se të manovrojnë drejt një objektivi. Disa vende kanë tashmë raketa balistike ndërkontinentale (ICBM) që “udhëtojnë” po aq shpejt, ose edhe më shpejt, por këto nuk mund të ndryshojnë trajektoren pasi të lëshohen. Gjenerata e re e raketave hipersonike i afrohet objektivave të tyre me shpejtësi të madhe në fazën përfundimtare të goditjes.

Në fakt Putin njoftoi qysh në vitin 2007 se vendi i tij kishte zhvilluar një teknologji krejtësisht të re për raketat balistike, të cilat ai i quajti “raketat hipersonike”. Dhe që nga viti 2015, Rusia ka kryer disa teste. Putin tha se ky ishte një mjet për të kundërshtuar sistemet e mbrojtjes raketore amerikane, të zhvilluara pas tërheqjes nga administrata e Bushit nga Traktati i Raketave Anti-Ballistike në vitin 2001.

NGJARJE TË TJERA

spot_img