Rusia është vendi i parë në botë që ka regjistruar vaksinën kundër koronavirusit: quhet ‘Sputnik V’. Kjo u njoftua nga Vladimir Putin.
“Për herë të parë në botë është regjistruar një vaksinë kundër koronavirusit të ri”, tha presidenti rus, duke shtuar se vajza e tij është vaksinuar. Ministri i Shëndetësisë, Mikhail Murashko konfirmoi se vaksina e Qendrës së Kërkimit të Mikrobiologjisë Gamaleya është regjistruar.
Vaksinimi do të jetë vullnetar Putin shtoi se ai shpresonte në “prodhimin masiv i këtij ilaçi shumë të rëndësishëm në të ardhmen e afërt”.
“Një nga vajzat e mia u vaksinua – tha presidenti më vonë – Ajo mori pjesë në eksperimentim. Pasi u vaksinua ajo pati temperaturë 38, të nesërmen pak më shumë se 37, kjo është e gjitha”. Vaksinimi, shtoi lideri i Kremlinit do të jetë vullnetar.
Që në tetor, vaksinimi masiv Sipas Ministrit Murashko, vaksina rezultoi e sigurt dhe efektive. Vaksina duhet të sigurojë imunizim deri në dy vjet. Punëtorët shëndetësorë, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikut do të jenë të parët që do të vaksinohen. Zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova sqaroi se vaksinimi i mjekëve mund të fillojë qysh këtë muaj. Zyrtarët rusë thanë se prodhimi në shkallë të gjerë i vaksinës do të fillojë në shtator dhe vaksinimi në masë mund të fillojë në tetor.
Dyshime nga bashkësia shkencore ndërkombëtare Autoritetet ruse thanë që punonjësit shëndetësorë, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikut do të jenë të parët që do të vaksinohen. Rusia është vendi i parë që regjistron një vaksinë të koronavirusit. Sidoqoftë, shumë shkencëtarë në vend dhe jashtë kanë qenë skeptik, duke vënë në dyshim vendimin për regjistrimin para provave të fazës 3, të cilat normalisht zgjasin me muaj dhe përfshijnë mijëra njerëz.