Futbollisti i Ballkanit, Qëndrim Zyba, si duket do të vazhdojë karrierën në Kroaci.
Sipas mediave kroate, Zyba ka dhënë aprovimin për t’iu bashkuar klubit të Osijekut, teksa ka mbetur vetëm të paguhet dëmshpërblimi për Ballkanin.
Zyba ka kaluar te Ballkani nga Prishtina në vitin e kaluar. Ai ka luajtur 25 ndeshje deri më tani.
Çmimi i tij në Transfermarkt është gjysmë milioni euro dhe mund të luajë në dy pozicione në mesfushë.
Përveç kësaj, Zyba ka edhe katër paraqitje për kombëtaren e Kosovës, për të cilën debutoi dy muaj më parë.