spot_img

Qeveria: Mehaj dha dorëheqje pasi gruaja e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë

spot_img

Sot, Armend Mehaj, tashmë ish-Ministër i Mbrotjes dha dorëheqje nga kjo pozitë mëngjesin e së martës.

Qeveria e Kosovës, zëdhënësi i saj Përparim Kryeziu në një përgjigje për Gazetën Online Reporteri.net ka treguar edhe arsyet e dorëheqjes së Mehajt.

Sipas tij, Mehaj ka kërkuar lirim nga kjo pozitë pasi bashkëshortja e tij është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë, dhe si pasojë Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në Oslo këtë periudhë.

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu për Reporteri.net.

Pas dorëheqjes së tij, Mehaj në një reagim të gjatë në Facebook, theksoi se e kishte njoftuar me kohë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai foli edhe për kohën sa ishte Ministër, ku shkroi se brenda 29 muajve sa ishte në këtë detyrë, kanë dyfishuar buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes, nga 64 milionë euro në 123 milionë euro, kanë rekrutuar edhe 1836 ushtarë të rinj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img