Kryeministri i Kosovës, Albin Kurtidhe Ministri i Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë për media.
Aty u njoftua se fëmijët deri në moshën 16 vjecare dhe pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro.
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë për gjithë fëmijët të moshave nga 0 deri 16 vjet.
“Të dashur fëmijë nga 0-16 vjeç do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili”, ka thënë Kurti në një konferencë për media.
Ai tutje njoftoi se nga 100 euro do t’i përfitojnë edhe pensionistët.
“Ndonëse sot është dita më e shkurtër e vitit, pikërisht sot do ta bëjmë zgjatjen e dorës së shtetit”, ka thënë Kurti.