spot_img

Qindra qytetarë mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Faton Hajrizit

spot_img

Sot i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, i cili u vra në Lloznicë të Serbisë.

Sikur shihet në pamje, shumë njerëz tashmë kanë nisur të mblidhen për ceremoninë e varrimit që mbahet në orën 14:00.

Trupi i Faton Hajrizit, është përcjellur nga shumë qytetarë me vetura nga Prishtina deri në vendlindje, të cilat ishin të mbushura me simbole patriotike si dhe rrugës nga Skenderaj deri në Klinë të Ultë bien në sy shumë flamuj kombëtarë.

Hajrizi dyshohet të jetë vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

Kufoma e tij është mbajtur për rreth tri javë nga autoritetet në Serbi, para se t’i dorëzohet familjes për ceremoninë e varrimit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img