spot_imgspot_img

Radoniqi: Në gjashtë komuna pati probleme me energjinë

spot_img

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se në gjashtë Qendra të Votimit që i takojnë gjashtë komunave të Kosovës ka pasur probleme me energjinë elektrike.

“Sipas raportit të orës 11:00 në Dhomën Operative të KQZ-së janë raportuar problemet me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë Qendra Votimi  që i takojnë gjashtë komunave, Istog, Ferizaj, Viti,  Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan. Komisionet Komune të Zgjedhjeve kanë njoftuar KEDS-in”, ka treguar Radoniqi që tha se pas raportimit këto çështje janë zgjidhur.

Megjithatë ai nuk e mohoi mundësinë që gjatë ditës të ketë sërish probleme të tilla.

“A presim që do të ketë prapë probleme me energji? është e mundshme, e kemi alarmuar këtë çështje ditë më parë, por që zyrtarët e KEDS-it janë në terren dhe janë në komunikim të vazhdueshëm më KQZ për çdo veprim, do të reagojnë”, tha Radoniqi.

Ai gjithashtu tha se kanë pranuar njoftim nga Rahoveci ku në Qendra të Votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra, kjo, sipas tij, ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimit.

Ndërkohë, Radoniqi tha se duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kanë marrë nga 84 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00 është 165 mijë e 404 apo 8,27 për qind nga numri total i votuesve.

Ai tha se krahasuar me zgjedhjet e 9 shkurtit deri në këtë kohë kishin votuar 8. 58 për qind.

NGJARJE TË TJERA

spot_img