Muriqi do ta lë përfundimisht Lazion, ai pritet të transferohet tek Mallorca për 9.3 milionë euro
Spanjollët e Mallorcas kanë arritur marrëveshje për blerjen e përhershëm të kartonit të Vedat Muriqit.
Pas problemeve që kishte Muriqi me kalimin tek Club Brugge, duket se e ardhmja e tij do të jetë në La Liga, tek klubi i Mallorcas, ku ishte i huazuar edicionin e fundit.
Sipas ekspertit të merkatos, Di Marzio, Lazio ka kompletuar transferimin e përhershëm të Muriqit te Mallorca.
Sulmuesi dardan pritet të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare, në një negocim që do t’i sjellë rreth 9.3 milionë euro, arkës së klubit italian.