spot_img

Rama për Kurtin: Nuk shoh asnjë telenovelë, ne kemi qëndrimet tona

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur sot për qëndrimiet e tij për Kosovës dhe për kryeministrin Albin Kurti.

Ai us shpreh se është sovran në të drejtën për të pas qëndrimet e tij, sic është sovran edhe Kurti për të pas qëndrimet e veta.

Rama në një konferencë për media, është pyetur nëse do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në 28 dhe 29 gusht gjatë një forumi, që pritet të marrin pjesë në Slloveni dhe si janë raportet me Kurtin pas përplasjeve që erdhën si rezultat i anulimit të mbledhjes së dy qeverive shqiptare.

Ai ka komentuar nëse do të thërras në takim homologun e tij, Albin Kurti.

“Cilës përplasje iu referoheni konkretisht, jam kurioz, ky është lajm i vjetër dhe kjo është pyetje e vjetër sa lajmi dhe përgjigja ime është dhënë atëherë dhe nuk shoh të ketë ndodhur asgjë e re. Qëndrimet e mija, janë të mija, qëndrimet e Albinit janë të Albini. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran në të drejtën për të pas qëndrimet e mija, kaq. Nuk shoh asnjë problem këtu dhe nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua s’ka pasur, s’ka dhe nuk ka për të pasur ndonjëherë dyshim që kur njerëzit mund të takohen, duhet të takohen, kur njerëzit duhet të ftuar, duhet të ftuar, kaq, tjerat janë pastaj telenovela mediatike”, tha ai.

Rama është pyetur edhe për marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.

“Unë u bëra ca kohë në këtë detyrë, kështu që as nuk impresionohem nga momentet e emocioneve dhe të ngarkesave që krijon një ngjarje e caktuar dhe as nuk marrë personale çfarëdo qoftë dhe aq më pak pastaj të reagoj në mënyrë simetrike ndaj gjërave që unë për vetën time nuk do të reagoja, jo më të reagoj si ata“, tha ai.

Rama ka komentuar edhe zërat se në Shqipëri mund të ketë zgjedhje.

“Po iu them shumë thjesht që mos humbni kohë me këto thashetheme që janë për nën cadrën e plazhit por nuk janë për këtu në godinën e qeverisë “, tha ai.
Ndërkohë kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani më 4 dhe 5 shtator do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të presidentit Bajram Begaj.

NGJARJE TË TJERA

spot_img