Tenori me famë ndërkombëtare Rame Lahaj është pjesë e bashkëpunimit për kartelën më të re në treg, Visa Infinite të lansuar nga Banka TEB.
Lahaj është storie suksesi e Kosovës së pasluftës sa i përket përfaqësimit të vlerave artisitike në nivelin ndërkombëtar të Operës në gjithë globin. Me performansat e tij të jashtëzakonshme operistike Lahaj ka performuar në skenat më prestigjioze të teatrove të operës si Opera e Los Angeles në SHBA, Opera Mbretërore angleze në Londër, Opera Australiane në Sydney, Opera Gjermane në Berlin etj. Bashkimi i forcave konsiderohet bashkëpunim i rëndësishëm nga të dy palët, pasi që Lahaj është përzgjedhur të jetë Ambasador i brendit më të ri të kartelave bankare, VISA Infinite.
Banka TEB është lidere e pakontestueshme në sektorin e kartelave bankare në Kosovë, që nga promovimi në treg i Kredit Kartelës, Starcard më 2008 e deri më sot. Ndryshimet teknologjike dhe mundësitë e reja inovative në sektorin global të kartelave bankare, ishin obligim që TEB të sjellte në Kosovë kartelën e kreditit më të avancuar në botë, VISA Infinite.
Kartela VISA Infinite është niveli më i lartë i kredit kartelës në Kosovë që ofrohet nga bankat komerciale. Infinite është kartela e parë metalike në tregun e kartelave bankare në Kosove, por kryesorja mbetet te potenciali që i ofrohet klientëve gjatë përdorimit të saj si shpenzime me një limit të lartë krediti, sigurimin jetësor në udhëtim dhe sigurimin shëndetësor gjatë udhëtimit, zgjatjen e garancisë së produkteve, aksesin në mbi 1,000 Aeroporte “Lounge”, qasje në rrjetin global të ATM-ve, të drejtën e komunikimit të privilegjuar të urgjencës globale pa marrë parasysh ku gjendet klienti.
Të gjitha këto privilegje, kanë bërë që Banka TEB të prezantoj kartelën VISA Infinite me një personalitet po aq të suksesshëm si zotëri Lahaj, i cili me performancat e tij në gjithë globin, është një udhëtar i botës.
Veq bashkëpunimit si Ambasador i brendit Visa Infinite, bashkëpunimi është zgjeruar edhe në partneritetin me Festivalin ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj që mbahet nga 21 deri më 31 Korrik në Prishtinë.
Ne në Bankën TEB konsiderojmë se bashkimi i forcave tona me tenorin Rame Lahaj paraqet vlera të përbashkëta të suksesshme që ndajmë në opinion duke filluar nga lidershipi jonë në sektorin e kartelave bankare, shërbimet tona të specializuara, ofertat e ndryshme sipas kërkesave të klientëve, aplikacioni më i mirë në sektorin bankar në Kosovë, deri ta përgjegjësia jonë e plotë korporative sociale, duke qenë mbështetës në një numër të marr të aktiviteteve të ndryshme publike.
TEB Bankë për një botë në lëvizje!