Albion Rrahmani pati një debutim ëndrrash me Rapidin e Bukureshtit.
Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë dhe impakti i tij ishte i jashtëzakonshëm.
Ai realizoi dy gola, për ta ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 3:5 ndaj Craiovas.
E klubi rumun është “dashuruar” me sulmuesin e talentuar.
Madje, Rapidi ia ka vendosur në “cover” të faqes fotografinë e Albion Rrahmanit.