spot_img

Reduktimet e rrymës në Kosovë – lajm edhe në mediat ndërkombëtare

spot_img

Mediat prestigjioze ndërkombëtare i ka kanë dhënë hapësirë krizës së Kosovës me rrymën, pas njoftimit se do të ketë reduktime në vend.

Britanikja The Guardian shkruan se në shtetin ballkanik konsumatorëve u është thënë se do të kenë gjashtë orë energji elektrike të shoqëruara me dy orë pauza.

“Rritja e çmimeve ndërkombëtare të energjisë ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në Europë, derisa Kosova tha se nuk mund të përballojë më të importojë energji elektrike, duke shtuar frikën se tensionet me Rusinë do ta zhysin kontinentin në krizë këtë dimër”, thuhet në artikull, raporon Gazeta Express.

Po ashtu, ky medium shkruan edhe për kapacitetin e prodhimit vendas të Kosovës, duke shtuar se i gjithi vjen nga termocentralet me qymyr “shumë ndotës” e cili mjafton vetëm për të plotësuar rreth dy të tretat e kërkesës.

Si kontekst, ky medium shkruan se kriza e energjisë vjen në sfondin e rritjes së tensionit me Serbinë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa dhe dokumente.

“Derisa Kosova është një nga vendet më të vogla dhe më të varfra të Europës, vendimi për reduktime do të shtojë frikën se edhe vendet e tjera europiane mund të detyrohen të ndjekin shembullin. Çmimet e larta të shkaktuara nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë bërë që liderët europianë të përpiqen të bien dakord për një plan shumëpalësh për të reduktuar përdorimin e gazit, duke përfshirë potencialisht edhe përdorimin racional”.

Po ashtu, edhe Reuters shkruan për krizën, por duke raportuar edhe për anulimin e përkohshëm të vendimit për reduktime pasi kishte arritur të siguronte energji elektrike nga Shqipëria fqinje, megjithëse nuk tha se sa do të zgjaste marrëveshja.

“Nëse tani kemi ndërprerje, çfarë do të ndodhë në dimër? A do të ngrijmë?” tha prishtinasi Milaim Berisha për Reuters.

Ndërprerje të ngjashme të energjisë u vendosën edhe dhjetorin e kaluar, kur konsumi u rrit në nivele rekord pasi temperaturat ranë nën zero.

NGJARJE TË TJERA

spot_img