spot_img

Refki Suma rrëfen natën kur britanikët hynë në Kosovë nga Hani i Elezit

spot_img

Kryetari i Hanit të Elezit, Refki Suma, ka rrëfyer një nga netët më të lumtura të tij. Ai 21 vjet më parë me shumë bashkëluftëtarë të tij morën lajmin se në kufirin Kosovë-Maqedoni po vijnë ushtarët britanikë për t’i dhënë goditjen përfundimtare ushtrisë serbe.

“Më 11 qershor që nga orët e paradites serbët kanë filluar të tërhiqen nga Hani i Elezit. Pasdite ushtarët e UÇK-së erdhën në qytezë. Krahas tërheqjes së forcave serbe u futen në territorin e Kosovës nga Hani i Elezit edhe këmbësoria edhe makineria e KFOR-it, që fillimisht ishin ushtarët britanikë. Më pas erdhën njësi të tjera, që pas kësaj dite vinin vazhdimisht”.

Suma tha se në komunën e tij nuk pati banorë që të përjetonin entuziazmin e çlirimit pasi që shumica e tyre ishin të shpërngulur me dhunë nga shtëpitë e tyre.
“Në komunë kanë qenë vetëm njësitë ushtarake dhe komuniteti rom që kanë qenë në krah të serbëve. Një pjesë e ushtarëve kanë qenë në pozicione sepse edhe pas largimit të serbëve, rreziku ka qenë i madh. Hani i Elezit ka pasë 200-300 ushtarë. Unë kam qenë në vizitë te një pjesë tjetër”.

Suma tha se lajmin se duhet të çarmatoseshin me zbritjen në qytet nuk e kishin marrë, prandaj në takimin e tyre me britanikët ata kishin armët në krah.

“Në orët e hershme të 12 qershorit u takuam me forcat britanike dhe kemi qenë të armatosur. I kemi njoftuar ushtarët se focat e NATO-s kanë hyrë në Kosovë. Ju kemi thënë që të mos kemi ndonjë mosmarrëveshje me KFOR-in”.

“Kur kemi ardhur në qytet kemi qenë të armatosur. Kishte pasë një marrëveshje mes UÇK-së dhe NATO-s që të mos jemi të armatosur. Pas insistim të KFOR-it ne jemi çarmatosur sepse s’e kemi ditur. I kremi respektuar të gjitha ato vendime dhe kemi mbajtur takime me forcat angleze. Në gjendje të luftës s’kemi pasë edhe informata të sakta, ato s’ka mund t’i ketë askush”.

Suma tha se s’janë takuar me serbët pas ardhjes së tyre në qytet.
“Më 11 qershor kur UÇK ra në qytet, serbët kanë tentuar të vijnë të bëjnë plaçkitje, por ata u larguan më pas bashkë me romët që kanë qenë pjesë e forcave serben. S’kemi pasë kontakt”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img