spot_img

Rezultatet preliminare në komunat veriore

spot_img

Në Kosovë janë mbajtur zgjedhjet lokale në katër komunat veriore, votime që u bojkotuan nga Lista Serbe që qeveriste me këto komuna derisa vendosën të largohen nga institucionet.

Zgjedhjet janë karakterizuar me pjesëmarrje të ulët të votueseve që është 3.47 për qind.

Tashmë kanë dalë rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për katër komunat veriore.

Në Mitrovicën e Veriut ka shënuar fitore Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Erden Atiq që mori 69.8 për qind të votave, PDK-ja me Taulant Kryeziun fitoi 22.9 për qind dhe Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare për Mitrovicën arriti 7.3 për qind.

Në Zubin Potok shënoi fitore Izmir Zeqiri me 52.1 për qind kundrejt Flatron Hasanit nga LVV me 47.9 për qind të votave.

PDK-ja fitoi edhe në Zveçan me kandidat Ilir Peci i cili fitoi 60.0 për qind të votave, ndërkaq kundërkandidati Fetah Peci i VV-së mori 34.4 të votave. Sladjana Pantovic gjithsej 2.6 për qind të votave.

Në Leposaviq ka triumfuar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Hetimi me 73.5 për qind kundrejt Albulena Behlulu Hetimi me 25 për qind të votave.

NGJARJE TË TJERA

spot_img