Ajo di se si të promovojë linjën e saj të të brendshmeve Savage x Fenty.
Këngëtarja e hitit ‘Diamonds’ shfrytëzoi maksimumin e dizajnit të saj për kopertinën e Vogue Italy këtë javë, transmeton lajmi.net.
33 vjeçare, në njërën nga pozat kishte veshur një fustan të tejdukshëm që i linte pak vend imagjinatës.
Kjo kopertinë vjen pas lidhjes së saj prej gjashtë muajsh me reperin A $ AP Rocky – i cili dikur kishte romancë me Kendall Jenner.
Ylli ishte pozuar në mënyrë perfektë me njërën këmbë ndërsa tërhiqte veshjen e egër për numrin ‘Bëje vetë’.
Bukuroshja e lindur në Barbados kishte pozuar në tjetrin imazh me fustanin e gjatë të zi i cili i ekspozonte gjoksin. Sirena i shtoi dukjes takat që kishin rripa që kalonin kryqëzisht deri në gjurin e saj.
Rihanna vendosi flokët e saj të shkurtër dhe kishte grim të zi dhe ngjyrë bezhë ndërsa kishte edhe i dalloheshin tatuazhet e shumta.
Ndryshe, këtë javë Rihanna u pa duke u larguar nga shtëpia e të dashurit të saj A $ AP Rocky dhe ai kohët e fundit zbuloi më shumë detaje të marrëdhënies në një intervistë për GQ./Lajmi.net/