Ana Maria Marković (23 vjeçare), anëtare e ekipit kombëtar të futbollit të Kroacisë dhe një nga atletet më të bukura në botë, tani do të ketë mundësinë të takojë Cristiano Ronaldon, shkruan Klix.ba.
“Lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo sepse është shumë i disiplinuar. Unë mbaj numrin shtatë për shkak të tij dhe falë tij luaj futboll. Ai është motivimi dhe idhulli im. Nuk më intereson nëse dikush ka më shumë trofe se ai. Në zemrën time ka vetëm një GOAT (më i miri i të gjitha kohërave), dhe ai do të jetë gjithmonë Ronaldo”, tha Ana Maria.
Marković po ndërton karrierën e saj në klubin e futbollit Grasshoppers ku është që nga viti 2020 dhe rregullisht publikon fotografi në kostume banje në llogarinë e saj në Instagram, e cila ka tre milionë ndjekës.
Ana Maria Markovic, la joueuse croate fan de Cristiano Ronaldo confirme sur Instagram qu'elle le rencontrera bientôt ! Grâce à un partenariat avec Binance.
Elle en parle souvent, elle va réaliser son rêve ❤️👏 pic.twitter.com/EoYDcYAlU6
— Gio CR7 (@ArobaseGiovanny) November 21, 2023
Në një video të publikuar, ajo zbuloi se do të takojë yllin portugez si pjesë e bashkëpunimit me Binance, një nga kompanitë lider në fushën e kriptomonedhave, ku një nga pronarët është vetë Ronaldo.
Futbollistja lindi në Split, por u zhvendos në Zvicër kur ishte 12 vjeçare.
Filloi të merret seriozisht me futbollin në moshën 14 vjeçare dhe kroatica dhe ylli i famshëm portugez pritet të xhirojnë një video së bashku si pjesë e një fushate reklamimi, ndërsa data e saktë e takimit nuk është e njohur.