Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, i cili tani është një praktikues i fesë islame, ka pranuar të flas edhe për jetën që bënte gjatë viteve 90-ta kur ishte këngëtari më i njohur dhe i famshëm jo vetëm në Kosovë por edhe me gjerë.
Ai për herë të parë e ka pranuar se ka përdorur drogën gjatë viteve 90-ta, dhe atë për disa vite, ndërkaq tregon edhe kush e ndihmoi ta linte atë.
“Në vitin 1997 jam pastru, kurrë më se kam përdorë, pre 91-97 nja gjashtë vite kam qenë shumë keq”, ka thënë ish-rokeri i njohur në një intervistë për Reporterin.
I pyetur se çfarë lloji ka konsumuar ai ka thënë se kjo është varur nga paratë që a pasur.
“Çka ka pas dhe sa pare ke pas me vete, kur nuk ke marra merr ndonjë llomshtinë (bërrlog)”, ka rrëfyer ai.
Ai ka treguar se familja dhe do miq e kanë ndihmuar të heq dorë nga droga.
“Do miq që i kam pas në Zagrep dhe nuk janë më gjallë. Duke e falënderu Zotin, se ai e luan rolin për krejt, më ka sprovu edhe në ato sene, pastaj familjes, shoqes, vajzave, u mërzitshin ashtu që luftojshim bashkë. Miqtë në Zagrep më ndihmuan me disa medikamente, një luftë 2-3 vite, prej 97 kurrë më se kam përdorë”, ka rrëfyer Shala.