Punëtor i jashtëzakonshëm, me vullnet të madh për jetën, e mbi të gjitha i dashur nga të gjithë. Janë këto vetëm disa nga karakteristikat e 81-vjeçit nga Breznica.
Megjithatë, ai njihet më shumë për emrin e tij karakteristik dhe të rrallë.
Karafili tregon se shpeshherë është përballur edhe me paragjykime nga shoqëria, duke u tallur me të, raporton emisioni #gjesi në T7.
E pikërisht për këto arsye, ai në moshë të hershme kishte dashur ta ndërrojë këtë emër.
Pos si Karafil, ai njihet edhe me emrin Mefail, të cilin e ka përdorur kur ka qenë i shoqëruar nga femra.
Përveç emrit, interesante është edhe historia e tij e martesës, pasi ishte pikërisht emri që shpesh i ka nxjerrë probleme.
Ai gjatë tërë jetës së tij ka punuar si murator, kryesisht në trevat e Anamoravës.
Karafili shpreson që shoqëria sot të mos përballet me paragjykime të njëjta sikur ai, kur bëhet fjalë për emrin.