Ish-komandanti, Sylejman Selimi është një nga figurat qëndore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Selimi ka shpalosur më shumë për legjendarin, Adem Jashari.
“Adem Jasharin e kam njohur si figurë, gjatë demonstratave jemi njoftë, në pjesën ku u mbajshin demonstratat shumica ishin edhe me armë, Ademi dhe grupi i tyre ishin me armë, kam qenë edhe me Saminë dhe Jakup Nurën e pastaj edhe me Fadilin e në përgjithësi me grupin tjetër,” tha Selimi.
Teksa tregon zemërgjerësinë e Adem Jasharit, ku thotë se pasi ishte plagosur xhaxhai i tij, Vesel Selimi, Ademi ishte interesuar për të.
“Pasi është plagu axha im Veseli Selimi, Ademi ka ardhë në shpi te unë me Sahitin e disa shokë të tjerë, është interesu për axhën se axhën e morën policia të alivanosur të plagosur rëndë, e kanë cu në stacion të policisë pastaj me trajtu në QKUK këtu, në këtë periudhë herë ka ardhë te unë e herë kemi shku në odë të Ademit dhe jemi njoftë edhe me anëtarë tjerë të familjes dhe pastaj me grupet e tjera,” ka thënë Selimi.
Ndërsa thekson se familja Jashari ka qenë e është familje e shenjtë, “Ademi ka pas shokë shumë jo vetëm në Drenicë por edhe në pjesë tjera si të Llapit e Dukagjinit dhe njohja ime është më shumë me grupin e Drenicës me njerëz që ishim afër,” ka thënë Selimi në RTV Dukagjini.
Ademi ka qenë jo vetëm trim e luftëtar, por sipas Selimit edhe njeri i afërt e i komunikushëm, dhe i dashur me njerëzit.
Lidhja Demokratike e Kosovës, “ka qenë e vetmja në kohën e demonstratave në Drenicë”, e Selimi thotë se aty kanë kontribuar të gjithë.
Në pyetjen nga moderatori se a ka pasur Adem Jashari kontakt me Ibrahim Rugovën, Sylejman Selimi thotë që nuk di diçka të tillë.
“Nuk e di në veçanti diçka jo, Ademi ka folur mirë për secilin Ademi ka pasë edhe kontakte jashtë shtetit eedhe me lëvizjen popullore.”