spot_img

Rrëfimi prekës i Vedat Muriqit për “Marca”: Babain më vranë në luftë, shkollën e lashë për futboll

spot_img

Vedat Muriqi thuajse e nisi nga e para kur shkoi në Majorka të Spanjës. Askush nuk kishte besim tek ai, aq më tepër që erdhi si i dështuar nga Lacio. Sepse ardhja e kosovarit ka befasuar tifozët vendas, shkruan spanjollja ‘Marca’ e transmeton ‘Albanian News’.

Ai nuk po luante me Lazion dhe numrat e tij nuk ishin më tërheqës. 33 ndeshje dhe 14 gola më vonë, Muriqi tashmë është idhull në Majorca.

“Pirati” që si fëmijë e ka përjetuar luftën ballkanike (gjenocidin serb në Kosovë), ka dhënë një intervistë për “MARCA”, ku ka bërë të ditur se qëndrimi i tij në ishull do të jetë afatgjatë.

Sulmuesi kosovar në fillim ka deklaruar në intervistë se nuk ka në plan të largohet nga Majorca dhe se do të dëshironte ta mbyllte karrierën me këtë skuadër. “Nuk e kam menduar kurrë të largohem. As në janar, me 100%. Megjithatë, është diçka që nuk më shkon në dorë, sepse ndonjëherë vjen një ekip që mund të pajtohet me Majorkën. Klubi im mund të më thotë se do të të shesim dhe nuk mund të them asgjë. Kam një kontratë shumëvjeçare me Majorkën dhe nuk dua të largohem kurrë. Jam i lumtur këtu, edhe familja ime, po luaj dhe po kaloj mirë. Nëse Pablo Ortells (drejtor sportiv) vjen tek unë, do të përpiqem t’i them që nuk do të largohem, por këto gjëra nuk janë në dorën time. Nëse duhet të vendos vetë, është e qartë që do të qëndroj këtu”, ka theksuar ai.

“Lazio ishte një dështim”

Sulmuesi kosovar e pranon se aventura e tij te Lacio nuk ishte aq e mirë, madje e quajti të dështuar.

“Gjithmonë kam thënë se kam një mentalitet shumë të fortë. Kam kaluar dy muaj te Lacio, shumë keq në të gjitha aspektet. Gruaja ime më ka ndihmuar shumë për këtë, ajo ka qenë gjithmonë me mua. Kur erdha këtu, pasi nuk luajta në Itali, e prisja me padurim. E dija që mund të ishin katër muajt e fundit në një nivel të lartë. Prandaj doja t’i bëja gjërat siç duhet. Këtu që nga dita e parë më dhanë shumë besim. Edhe tifozët, kështu që unë doja t’i shpërblente. Më kujtohet dita kur humbëm 2-6 kundër Granadës. Atë ditë, po të pyesje dikë nga ekipi, të gjithë do të të thoshin se ne ishim tashmë në Kategorinë e Dytë. Por tifozët kishin besim, prej tyre besuam edhe ne. Në rastin tim, kur ai bën mirë, shënon gola dhe lufton, është normale që ata të të duan. Një mijë faleminderit për ta, sepse më japin shumë besim dhe ja ku jam, si në shtëpi.

Lufta në Kosovë dhe humbja e babait

Muriqi në këtë intervistë për “Marca” ka folur edhe për fëmijërinë e tij gjatë luftës në Kosovë. Me emocion ka rrëfyer se si serbët e kanë përzënë nga shtëpia e tij dhe si i ka vdekur babai në luftë. “Gjithmonë them që asnjë njeri nuk duhet të shohë gjërat që kam parë unë gjatë atyre viteve. Më është dashur të ik nga shtëpia sepse erdhën disa ushtarë dhe na thanë se do të vendosnin bomba. Kështu që ne duhej të iknim. Ne shkuam në Shqipëri dhe ishte një kohë shumë e vështirë , vetëm unë mund të punoja për të mbajtur nënën dhe motrën time, pasi babai im vdiq në luftë, në atë kohë isha i zënë me shkollë dhe me futboll , prandaj vendosa të lë shkollën, sepse nuk mund ta lija futbollin, që është jeta ime.
Në fund ia dola falë mentalitetit, punës dhe fatit”, tha ai.

NGJARJE TË TJERA

spot_img