Kosova do të vazhdojë ta gëzojë mbështetjen amerikane përmes intensifikimit të ushtrimeve të përbashkëta dhe trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe.
Kjo pasi në Senatin Amerikan ka kaluar një ligj që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën, raporton Klan Kosova.
“Kaloi në Senat ligji që zgjeron autoritetin ekzistues të Departamentit të Mbrojtjes në ofrimin e mbështetjes për Kosovën përmes intensifikimit të ushtrimeve të përbashkëta, trajnimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës si pjesë e stërvitjeve shumëpalëshe, duke kontribuar kësisoj në thellimin e bashkëpunimit në fushën ushtarake me ushtrinë amerikane”, ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në llogarinë e tij në Facebook.