spot_img

Senegali e fiton ndeshjen direkte me Ekuadorin, ia merr biletën për fazën tjetër të Botërorit, në 1/8 e finales shkon edhe Holanda

spot_img

Senegali do t’i kalojë grupet e Botërorit, si skuadra e dytë nga grupi A.
Kombëtarja e Senegalit ka fituar me rezultatin 1:2, kundër Ekuadorit, në kuadër të grupit A.

Senegalezët kaluan në epërsi në pjesën e parë, në fund, në minutën e 44′, me anë të Ismaila Sarr. Sarr shënoi nga pika e bardhë.

Pjesa e dytë ishte një prej pjesëve më interesante të këtij Botërori.

Ekuadori kërkonte barazimin për të shkuar tutje. Golin e barazimit e gjeti Caicedo në minutën e 68′, për t’i çuar në festë ekuadorianët.

Por, reagimi i Senegalit ishte shumë i shpejtë, me anë të Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi shënoi në minutën e 70′ për 1:2.

Me këtë fitore, Senegali kalon në fazën tjetër të garave, dhe e kthen Ekuadorin në shtëpi.

Senegali numëron 6 pikë pas tri ndeshjeve, kurse Ekuadori 4. Katari mbetet pa pikë derisa Holanda shkon si e para me 7 pikë.

Nderkohë Kombëtarja e Holandës e ka mbyllur grupin A si lidere e grupit.
‘Tulipanët’ kanë arritur të mposhtin Katarin me rezultatin 2:0, për të shkuar në fazën tjetër si lidere

Holandezët kaluan në epërsi qysh në minutën e 26′, me anë të Cody Gakpo, i cili u asistua nga Klaassen.

Në pjesën e dytë, anëtari i Barcelonës, Frenkie de Jong shënoi për 2:0, në minutën e 49′. Këto dy gola i dhanë Holandës fitoren ndaj Katarit.

Me fitoren e regjistruar sonte, skuadra e Louis van Gaal grumbulloi pikët e shtata dhe mban pozitën e parë.

Katari mbetet në pozitën e fundit, pa asnjë pikë të fituar.

NGJARJE TË TJERA

spot_img