spot_img

Serbia e rimerr tregun e Kosovës, për 24 orë kaq mauna me mallra të tyre kanë hyrë në Kosovë

spot_img

Për pak më shumë se 24 orë, 20 mauna me mallëra nga Serbia hyjnë në Kosovë!

Pas heqjes së masës së reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës, deri më tani kanë hyrë 20 maune me mallra në vend.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online, zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Nga këto 20 maune, Stavileci ka thënë se kryesisht kanë qenë me mallra ushqimore, të cilat kanë transportuar mallra nga Serbia drejt Kosovës.

“Procedurat edhe tani edhe në të kaluarën janë të zakonshme të Doganës të cilat zhvillohen gjatë importimit të produkteve ose mallrave të ndryshme, derisa sot kemi parë hyrje të mbi 20 maunave nga Serbia me mallra të Serbisë, të cilat janë në procedura të zhdoganimit”, tha Stavileci.

“Procedura doganore janë të njëjta, për shkak se janë të parapara me kodin doganor, derisa masat tjera që ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, kanë ndryshuar pak a shumë, por sidoqoftë, prapë duhet t’iu them që emërtimet jokushtetuese prapë nuk lejohen”.

“Jo nuk kemi pas për arsye se gjatë aplikimit të reciprocitetit në fazën e parë dhe të dytë, ne kemi parë që ka pasur plotë kompani që kanë dorëzuar dokumente ashtu siç janë kërkuar nga vendimet e Qeverisë”, tha ai.

Ndërsa eksporti drejtë Serbisë, Stavileci tha se janë 3 maunë dhe se nuk kanë pasur probleme të raportuara.

Ai shton se nga pala serbe mund të pritet gjithçka, teksa thotë se ata e ndryshojnë politikën brenda ditës.

“Dogana është institucion jopolitik dhe nuk kemi këso lloj problemesh. Ne autoritetin tonë e shtrijmë në fushën teknike doganore. Dogana nuk i pranuar”.

“Ka mundësi që është një qasje për tarifimin e këtyre produkteve por sidoqoftë duhet gjithmonë duhet të përputhet pjesa e dokumentacionit me pjesën faktike të mallit, por nuk është ndonjë problem i madh në të cilën nuk mund të zgjidhet”, tha ai.

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për reciprocitet është marrë më 1 prill të këtij viti, duke e zëvendësuar këtë masë me taksën 100 për qind ndaj mallrave serbe, që pati vënë qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018

NGJARJE TË TJERA

spot_img