Një javë pasi xhandarmëria serbe është futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, një rast i ngjashëm ka ndodhur përsëri sot.
Burime bëjnë të ditur se disa serbë janë futur ilegalisht në bjeshkët e Moknës në Istog.
Makina serbe bashkë me flamurin e Serbisë është futur në Mokën në territorin e Republikës së Kosovës. Banorët e fshatrave të Istogut që ndodhen gjatë verës në këtë zonë malore kanë njoftuar Policinë e Kosovës.
Media merr vesh se ROSU bashkë me Policinë kufitare të Kosovës kanë arritur me kohë në vendngjarje ku kanë arrestuar disa persona dhe kanë konfiskuar arsenal armësh.
Media merr vesh se në stacionin policor të Istogut tashmë ndodhen katër persona të arrestuar.
Armët e konfiskuara në këtë aksion janë të modeleve të ndryshme, të gjata dhe të shkurtëra, si dhe sasi e konsiderueshme e plumbave.