spot_img

“Serbia përdori përdhunimin si mjet lufte në Kosovë”, Kurti bën thirrje për solidaritet nga shoqëria ndaj të mbijetuarve

spot_img

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krahas krimeve të kryera nga Serbia, “mjet” tjetër e ka përdorur edhe përdhunimin në mënyrë të lë pasoja të përhershme në shumë familje.

Në diskutimin e organizuar nga Medica Gjakova për reflektimet kritike mbi hulumtimin mbi përdhunimet e luftës në Kosovë, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se nuk duhet të heshtim përballë këtij krimi. Andaj, ka thënë se në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale.

“Luftërat e viteve të 90-ta në ish-Jugosllavi lanë pasoja të përhershme në shumë familje. Kjo ka qenë edhe njëra ndër strategjitë e Serbisë. Në heshtje e përjashtim shoqëror, të mbijetuarat e këtyre krimeve u bën forca lëvizëse për njohjen dhe dënimin e këtij krimi të luftës. Në Kosovë është përdorur si mjet luftë nga Serbia, mjet që ka lënë pasoja të gjerë te individi, familja, mbarë populli e shoqëria. Andaj, duhet të punojmë që ta ndalim efektin shkatërrues të këtij krimi”.

“Në përpjekjet tona për të adresuar plagët e së kaluarës, po hedhim bashkë hapa përpara. Për herë të para, është miratuar Strategjia për Drejtësi Tranzicionale. Zbatimi i kësaj strategjie kërkon përkushtim nga të gjithë ne. Faleminderit Medica Gjakova dhe Medica Mondiale për këtë studim kaq të vlefshëm mbi pasojat. Bëjmë thirrje për solidaritet nga familjet dhe shoqëria”, u shpreh Kurti.

NGJARJE TË TJERA

spot_img