Biznesmeni suharekas, Shaqir Palushi pas suksesit që kishte arritur me prodhimin e pijeve të lëngjëve dhe kryesisht energjike, së fundi vjen me një projekt mbresëlënës.
Palushi ka lajmëruar se së shpejti do të fillon punën fabrika e letrës, në të cilën do të punojnë vetëm personat me aftësi të kufizuara.
Më posht gjeni postimin e Palushit:
Freesia po vjen!
Fabrika e letrës higjenike dhe ambalazhit të letrës-Lipjan nga Fondacioni Golden Eagle
Kjo fabrik për prodhim të letrës higjenike dhe ambalazhit të letrës është unike.
Sepse në fabrikën tonë, do të punojnë personat me aftësi të kufizuara, e produktet që ju i blini nga fabrika jonë, do të sigurojë mbështetje financiare dhe humanitare për të gjithë njerëzit në nevojë.
Duke bler produktin e Freesias, ti blen produkt vendor dhe jep shpresë e kontribon për njerëzit në nevojë! 🙏🏼
#FreesiaPaperFactory