spot_img

Shaqir Totaj konfirmon pesë drejtori për LDK-në në qeverisjen e ardhshme të Prizrenit

spot_img

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se në kuadër të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), kësaj partie do t’i takojnë pesë drejtori të Ekzekutivit në qeverisjen e ardhshme komunale.

Ai tregon se ndarja e drejtorive nuk ishte pjesë e marrëveshjes formale, por është e dakorduar që LDK-ja të ketë pesë pozita drejtuese.

“Në marrëveshje nuk i kemi ndarë drejtorit, por do t’i ketë LDK pesë. Do të ulemi me kryetarin e LDK-së në Prizren, Driton Selmanajn, dhe do t’i japim një qeveri që do ta çojë Prizrenin në një nivel tjetër”, tha Totaj për TV Besa.

Totaj nuk sheh problem në ndarjen e pushtetit me LDK-në, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një hap drejt një qeverisje më gjithëpërfshirëse dhe zhvillimore për qytetin.

Shaqir Totaj, fitoi në balotazhin e mbajtur të dielën kundër kandidatit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi. Pas raundit të parë të zgjedhjeve, Totaj arriti një marrëveshje për koalicion me LDK-në, duke siguruar fitoren në balotazh si dhe mbështetjen e nevojshme për të formuar shumicën në Kuvendin Komunal.

NGJARJE TË TJERA

spot_img