Të dielën e fundit qytetarët e Republikës së Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare.
Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri paraprakisht të gjitha përgatitjet e nevojshme, shkruan IndeksOnline.
Për t’u furnizuar me ngjyrë matrikulare, për shënjimin e votuesve, KQZ-ja hapi tender.
Fillimisht për të njëjtin tender KQZ-ja ndau hiç më pak se 17 mijë euro.
Për tenderin “Furnizimi me ngyrë matrikulare e tipit marker për shënjim të votueseve per zgjedhjet parlamentare”, ofertat e tyre dorëzuan tre operatorë enomikë.
Tenderi i njëjtë i është besuar operatorit ekonomik “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, transmeton IndeksOnline.
Vlera e përgjithshme e kontratës 16,638.00 euro. /IndeksOnline/