spot_img

Shi, erëra e vetëtima, nuk mungon as breshëri – pamje nga disa vende në Kosovë

spot_img

Përveç shiut, disa pjesë të Kosovës sot janë përfshirë edhe nga erëra të forta, bubullima dhe vetëtima.

Por shiu, vetëtima dhe bubullimat, në disa vende të Kosovës janë “shoqëruar” edhe nga breshëri – madje në disa vende është raportuar edhe për breshër me madhësi veze.

Dhe një mot i tillë është paralajmëruar edhe nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

IHK kishte njoftuar se do të ketë diell në pjesën e parë të ditës, por pasdite, përpos diellit parashihen zhvillime të vranësirave të cilat në territore të caktuar do të shoqërohen me reshje të përcjella me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius, ishte thënë tutje në njoftim, duke shtuar se Indeksi UV mbetet i lartë, sidomos në orët e mesditës ndërsa do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img