spot_img

Shiten të gjitha biletat, kanë mbetur edhe pak VIP – Agim Ademi falenderon për mbështetje

spot_img

I pari i futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka dalë me një falenderim në faqen e tij zyrtare në facebok. Ai ndër të tjera ka bërë të ditur se janë shitur të gjitha biletat pos atyre VIP.

FALËNDERIM

Të dashur qytetarë, të dashur tifozë dardanë,
Shfrytëzoj rastin që të ju falënderoj të gjithëve për interesimin e jashtëzakonshëm për t’i qëndruar përkrahë Kombëtares së Kosovës.

Përkundër se në ndeshjen e kaluar u dëshpëruam me humbjen nga Greqia, ju dëshmuat se dini të vlerësoni djersën e djemve tanë, dëshirën dhe përkushtimin e tyre për të dhënë më të mirën në fanellën e shenjtë të Kosovës.

Futbolli është përplot emocion dhe i ka të tri rezultatet. Nganjëherë nuk e arrin dot objektivin gjatë 90 minutave lojë, por dëshira, vullneti dhe emocioni që na dhuron Kombëtarja jonë janë të jashtëzakonshme dhe ju dini t’i çmoni e vlerësoni ato.

Mbështetja madhështore që i ofruat Dardanëve në ndeshjen me Greqinë, por edhe tani për ndeshjen e radhës kundër Irlandës së Veriut, ku sërish stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë përplot dhe do të jehojë me ‘Besa-Besë’, meriton mirënjohje dhe respekt.

Të gjitha biletat e kësaj ndeshje tashmë janë shitur, me përjashtim të një sasie të vogël për zonën VIP, e të cilat të interesuarit ende mund t’i sigurojnë përmes platformës online.

Në këtë formë ju e vërtetuat se Kombëtarja e Kosovës është dashuri e përjetshme dhe vlerë shtetërore, të cilën duhet ta ruajmë e respektojmë në fitore, barazime e humbje.

Ne jemi të vetëdijshëm se kapaciteti aktual i stadiumit ‘Fadil Vokrri’ nuk i përmbush kërkesat për numrin e madh të të interesuarve, prandaj ndjejmë keqardhje që shumë qytetarë janë të shtrënguar që ndeshjen ta ndjekin nëpërmjet ekraneve televizive.

Mirëpo, po punojmë së bashku me Komunën e Prishtinës, që së shpejti ta fillojmë projektin e zgjerimit të tribunës lindore, e cila do të na mundësojë që të kemi numër më të madh të tifozëve në stadium.

Faleminderit për mbështetjen e madhe!🙏

Ju ftoj që bashku t’i përkrahim djemtë tanë fuqishëm për t’u rikthyer te fitorja!

Forca Kosovë! 💪 ⚽️🇽🇰
Përpara Dardanë!

A.A.

#BASHKËPËRFUTBOLLIN

NGJARJE TË TJERA

spot_img