spot_img

Shkencëtarët kinezë zbulojnë virusin e ri që kërcënon botën

spot_img

Teksa bota përballet me pandeminë e koronavirusit, një tjetër virozë si ajo e gripit të derrave ka potencialin të infektojë popullatën e gjerë. Shkencëtarët thonë se kërcënimi nga ky lloj gripi është i ulët për momentin por virusi mund të përshtatet për t’u transmetuar mes njerëzve.

Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar një lloj virusi të ri që ka mundësinë të transmetohet nga derrat te njeriu, duke rrezikuar shëndetin publik dhe përhapjen e sëmundjes nëpër botë.

Mikroorganizmi është gjetur te derrat që rriten në Kinë falë punës së shkencëtarëve të Universitetit agrar të Pekinit dhe të Shandongut, dhe ka ngjashmëri me gripin e derrave të njohur me kodin H1N1 që shkaktoi një epidemi të përgjithshme në vitin 2009.

Rreth 30 mijë analiza të kryera në thertore të ndryshme të provincave kineze mes viteve 2011 dhe 2018 tregojnë se virusi vijon të pësojë mutacione gjenetike.

Këto ndryshime aktualisht e lejojnë infeksionin që të përçohet mes kafshëve.

Por në studimin e tyre të paraqitur para Akademisë amerikane të Shkencave, shkencëtarët kinezë paralajmërojnë se me kohën dhe për shkak të prezencës së gjeneve të caktuara, sëmundja ka prirjen të përshtatet për t’u përhapur nga njeriu te njeriu.

Mësohet se 10 për qind e punonjësve në thertoret kineze të derrave janë tani bartës të patogjenit të ri pasardhës të H1N1-it, kryesisht moshat 18-35 vjeç, ndërsa nga analizat e gjakut del se deri 4,4 për qind e popullatës së përgjithshme është ekspozuar ndaj infeksionit.

Virusi, sipas shkencëtareve, kapet dhe shumëzohet në qelizat e organeve të frymëmarrjes por nuk kurohet me vaksinat aktuale kundër gripit.

Pandemia e gripit të derrit në 2009-ën zgjati për një periudhë 19-mujore dhe dyshohet se infektoi mbi 1 miliardë njerëz e u mori jetën 18 mijë të tjerëve, bazuar në shifrat e OBSH-së.

Rreziku për një pandemi të re gripi vjen në kohën kur bota ende nuk e ka lënë pas kërcënimin e koronavirusit të ri që deri tani ka vrarë mbi gjysmë milion persona anembanë globit.

/Ora News.tv/

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img