spot_img

Shkolla e futbollit në Banullë ne ajër, Godina mbetet Gërmadhë e Komuna hesht (video)

spot_img

Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti e Kryesuesi i Asamblesë Daut Azemi nuk përgjigjen në pyetje e gazetës. Çfarë planifikojnë ata të bëjnë me objektin germadhë në Banullë…

Federata e Futbollit të Kosovës muaj më parë ka paraqitur projektin për ndërtimin e shkollës se futbollit në fshatin Banullë të Komunës së Lipjanit. Në insistim të futbolldashësve vendas, FFK etiketoi Godinen tanimë të shkatrruar, që ta shndërroi në çerdhe futbolli nga ku do të dilnin talentët e së ardhmes së lojës magjike.

Edhe pse godina, që dikur ka funksionuar shkollë e fshatit ka mbetur për gjynah dhe potencialisht në shfrytëzim të atyre që shquhen për veti negative, Komuna hesht.

Gazeta Albanian News, i ka dërguar pyetje Kryetarit Imri Ahmeti por edhe Kryesuesit Daut Azemi, rreth vendimit të tyre për këtë projekt, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Edhe nga FFK, ende nuk kemi marrë konfimimin se cili do të jetë hapi i ardhshëm i tyre. Ne do të tentojmë të marrim qëndrimin si të Komunës po ashtu edhe të FFK-së për projektin e shkolles se futbollit në Banullë.

Derisa postimi i Presidentit Ademi i publikuar kohë më parë është si në vazhdim.

“Me bashkëpunëtorët e mi në KE të FFK-së, Agim Dibranin dhe Agim Nurën vizituam fshatin Banullë, përkatësisht vendin ku FFK pretendon ta ndërtojë Shkollën e Futbollit.

Para fillimit të procedurave ftojmë Asamblenë Komunale të Lipjanit që ta votojnë projektin tonë dhe t’ia japin FFK-së në shfrytëzim për 99 vite këtë shkollë pothuajse të rrënuar, në mënyrë që ta rikthejmë në një objekt modern dhe ta bëjmë shkollën më të madhe në regjion.

Projekti ynë parasheh vend për 500 nxënës për ta zhvilluar mësimin në këtë shkollë dhe për t’u akomoduar në konvikt. Kjo shkollë do të bëhej një qendër shumë e rëndësishme për këtë komunë dhe mjaft atraktive për të rinjtë. Po ashtu, nga ky projekt do të përfitonin edhe banorët e këtij rrethi, ngase do të punësoheshin deri 80 punëtorë të profileve të ndryshme, pa llogaritur këtu stafin arsimor dhe atë menaxhues.Kam besim se ky projekt do të marrë ‘dritën e gjelbër’ të Asamblesë komunale të Lipjanit dhe kësisoj do t’i jepet mundësi FFK-së që ta realizojë edhe kërkesën e vetë banorëve të Banullës, që e kanë bërë publike edhe në media, që këtë vend nga një gërmadhë ta shndërrojmë në qendër të dijes dhe të futbollit.

FFK edhe për këtë projekt investimin do ta bëjë nga programi ‘UEFA HatTrick’ dhe nga projektet strategjike për futbollin të FIFA-s”

Ja si duket objekti germadh:

IMG_1117

spot_imgspot_img
spot_img

NGJARJE TË TJERA

spot_img
spot_img