Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas dyshimeve të para një person është plagosur në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë.
Merret vesh se i plagosur është shtetas rumun, dhe është plagosur në objektin ku ai banon.
Ende nuk ka detaje të hollësishme për rastin, ose arsyet që kanë çuar në përdorimin e armëve të zjarrit, pasi Policia nuk ka dalë më raport zyrtar për rastin.