Kur grate fajesohen per gjithcka!
Shkruan: Albulena Kadriu
Te shohesh gjate dhe larg ne historine e njerezimit dhe te tentosh te gjesh grimca veprimesh ku grate nuk jane fajesuar per sfidat e njerezimit eshte pothuajse mision i pamundur. Iliada e Homerit e shkruar para 2780 viteve paraqet Helenen si fajtoren kryesore per luften e famshme te Trojes. Edhe ne fete qe sot jane kaq shume te perhapura dhe me ndikim tek njerezimi, sic eshte ajo krishtere dhe islame, gruaja fajesohet per largimin e saj dhe te Adamit nga kopshti i Edenit.
Fatkeqsisht, fajesimi i gruase nuk eshte dicka qe i perkete historise, ne fakt eshte kaq e zakonshme dhe e perhapur sa mund te gjesh pothuajse ne cdo sfere te jetes, e sidomos tek shoqerite me pak te zhvilluara. Ne vazhden e nje logjike te shendosh eshte cmenduri te mendosh se grate nuk fajesohen vetem per mendimet, shikimet, apo vendimet e tyre “te gabuara”, por per pothuajse cdo veprim te burrave, familjes, femijeve e besa edhe te rrethit, sepse disi pushteti i tyre eshte kaq i fuqishem sa manipulon veprimet e cdo njeriu ne rrethin e tyre. Se fundi, degjova se grate po ashtu jane fajtore per ngrohjen globale!
Me kujtohet nje rast kur burri i nje shoqes ishte duke u bere gati te dal dhe kemisha e tij ishte e pa hekurosur. Kur e pa te shqetesuar per pamjen e tij shoqja ime e qetesoj duke i thene: nuk ka problem, sepse askush nuk do te mendoj keq per ty, por per mua si gruan tende qe te lejon te dalesh ne qytet ne kete menyre. Ende me qeshet me kete koment, sepse detyrohem te paramendoj burrin e saj komplet te shendetshem si person me aftesi mendore dhe fizike te kufizuara i varur nga gruaja e tij, shoqja ime.
Mos te flasim per gabimet e femijeve apo sjelljen e tyre. Pavaresisht se femijet marrin mbiemrin e burrit dhe ne shume raste rriten me ose afer familjes se burrit, prape se prape shoqeria jone nuk perton te fajesoj nenen per cdo sjellje te tyre te pakendshme.
Per me shume, grate nuk jane vetem viktima te dhunes dhe ngacmimeve seksuale, ato shpesh jane edhe shkaktare te tyre. Per cudi, grate jane nder krijesat e rralla qe mund te konsiderohen viktime dhe fajtore per te njejtin veprim te shkaktuar nga nje person tjeter! Me lejoni ta ilustroj me nje shembull te cilin e mbaje mend te paraqitur nga televizioni i BBC-se. Paramendojeni nje burre i cili eshte duke ecur sheshit te Prishtines, veshur me rroba zyrtare dhe ne dore mban nje ore te bukur. Eh, paramendoni qe ky burre sulmohet nga nje hajn i cili i merr canten dhe oren e bukur dhe ik aq shpejt sa burri i tronditur nuk mund as ta ndjek apo te bertase. Paramendojeni kete burre i cili shkon ne polici dhe e paraqet rastin e sulmit dhe pret qe policia do te merr masa menjehere per gjetjen e hajnit, por ne fakt policia i thote:
Me lejo te ju pyes nese ishit i veshur me keto rroba kur ndodhi sulmi? Dukeni sikur ju me qellim keni provokuar hajnin duke u paraqitur si i pasur…
Hajni kishte vendosur nje thike ne qafen time dhe une nuk kisha guxim as te flisja, ia ktheu i tronditur burri.
Pra ju nuk i keni thene fare hajnit qe kjo cfare po ben ai nuk iu pelqen juve? Nga eshte dashur ta dije hajni qe juve nuk iu pelqen te ju vjedhin gjerat?!
Sa here keni degjuar qe kur nje grua eshte dhunuar, e ka kerkuar vet sepse fustani i saj ishte shume i shkurte, kur ne realitet numri i dhunimeve nuk eshte fare i nderlidhur me veshjet e viktimes. E mbaj mend qe diku u pat hapur nje ekspozite me veshjet e grave te dhunuara: pothuajse secila prej tyre kishte rroba konservative.
Nese ende nuk e keni kuptuar, atehere po ju beje une te qarte: grate nuk jane fajtore per gabimet e juaja dhe duhet te jesh nje deshtak apo shoqeri deshtakesh te besosh se dikush tjeter eshte fajtor per veprimet e tua.
Ne fund te dites, nese grate jane qenie manipulative dhe pergjegjese per nje numer te madh fatkeqsish ne toke, atehere pse nuk investoni ne vajza dhe gra qe ato te kene mundesi te behen krijesa me te mira duke u bere te pavarura financiarisht e mos te shkaterrojne “leket tuaj”, te jene aq te edukuara qe te mos kene nevoje t’i arrijne qellimet duke iu manipuluar juve dhe te trashegojne hise qe mos te kene nevoje te shfrytezojne pasurine qe gjejne tek burri?
Nese keto arsye nuk jane te mjaftushme per ju atehere le te investojme ne vajzat dhe grate tona qe ne te ndertojme nje shoqeri forte te bukur dhe te barabarte qe gjeneratat e reja te mos mendojne asnjehere se vlera e asaj qe kane ne koke rritet ose zvogelohet varesisht prej gjinise se tyre.