Në incidentet që ndodhën në finalen e Superkupës në basketboll mes Trepçës dhe Pejës është lënduar edhe gazetarja e Art Motion, Ulpiana Emra.
Pas kësaj ngjarje ka reaguar Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës. Më posht e gjeni postimin e këtij asosacioni:
SULMOHET GAZETARJA ULPIANA EMRA
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, dënon ashpër sulmin në gazetaren e sportit, Ulpiana Emra.
Kolegia jonë ishte në detyrën e saj kur u godit me shishe nga shikuesit në ndeshjen e Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça – Peja, që u zhvillua të dielen në Suharekë.
Aktet e tilla të dhunës në terenet sportive janë të papranueshme dhe si të tilla i dënojmë fuqishëm.
Në organizimin e ngjarjeve sportive, duhet të ofrohen kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre.
Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, kërkon nga organet e rendit që aktet e tilla të parandalohen dhe persona të dhunshëm të marrin dënimet e merituara.