Një shtëpi është përfshirë nga zjarri dje në Skenderaj, si pasojë e shpërthimit të një bombol gazi.
Sipas Policisë, gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Raportohet se nga një bombol gazi, kishte marr zjarr shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, njoftoj policia në raportin 24 orësh.