Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë granatë dore ka ndodhur në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, e cila është e banuar me popullatë të përzier.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, përveç dëmtimeve të vogla materiale në një automjet, nuk ka pasur të lënduar.
“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, tha ai.
Kurse theksoi se Policia ka dalë në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet.