spot_img

Shqetësuese, tri nxënëse në Gjakovë vetë-lëndohen – Policia heton rastin si ‘shtytje në vetëvrasje’

spot_img

Policia e Kosovës ka njoftuar se tri nxënëse në Gjakovë janë viktima të fenomenit të vetë-lëndimit.

Rasti është raportuar të hënën në Gjakovë, në ora 10:30.

“Gjakovë 07.10.2024 – 10:30. Drejtoresha e DKA-së ka njoftuar se tri nxënëse janë viktima të fenomenit të vet–lëndimit”, thuhet në raport.

Tri viktimat, femra kosovare të mitura janë dërguar në tretman mjekësor.

Në raportin policor thuhet se rasti është duke u hetuar.

Ndryshe, muaj më parë ishte përhapur një lojë e rrezikshme në TikTok “Sfidë apo e vërtetë”, e cila nxiste sjelljet vetëdëmtuese të fëmijëve.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në një reagim për media kishte shprehur shumë shqetësim lidhur me informatat e publikuara në media mbi përhapjen e lojës së rrezikshme që po qarkullon në TikTok “Sfidë apo e vërtetë”, e cila nxit sjelljet vetëdëmtuese të fëmijëve.

Raste të tilla të vetë-lëndimit ishin identifikuar në dy shkolla 9-vjeçare të komunës së Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

NGJARJE TË TJERA

spot_img